Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiq, ka takuar sot emisarin evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, raporton Gazeta Sinjali.
Jevtiq ka njoftuar se ndër të tjera me diplomatin evropian kanë diskutuar edhe për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, marrëveshja për krijimin e të cilit thotë se duhet të zbatohet, në mënyrë që, sipas tij, të ndërtohet besimi.
“Asociacioni i Komunave Serbe, çështja e personave të zhvendosur dhe pronat ishin temat kryesore e takimit me të Dërguarin Special të BE-së për Dialog midis Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak. Mesazhi ynë: zbatimi i marrëveshjes për Asociacionin e Komunave Serbe është mënyra se si ndërtohet besimi”, shkroi ai në Twitter./Gazeta Sinjali/