image Zyrtari i Nismës kthehet në ministrinë të cilën e kishte udhëhequr deri para pak muajsh

Politikë

Zyrtari i Nismës kthehet në ministrinë të cilën e kishte udhëhequr deri para pak muajsh

news image

Ministri i Nismës, Skender Reçica, sot filloi mandatin e tij të dytë në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, pozitë të cilën e mbant edhe në Qeverinë Haradinaj deri në muajin shkur, kur u votua Qeveria Kurti.

Tashmë, Skender Reçica, do ta drejtojë Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, për herë të dytë në këtë dikaster, pasi që edhe në Qeverinë Hoti, do të shërbejë si ministër.

Ministri mbajti një takim me stafin menaxhues të MPMS, për të identifikuar sfidat që e presin këtë dikaster dhe për të rikthyer MPMS në mandatin e saj që kishte. Ministri Reçica falënderoi stafin për punën e bërë gjatë pandemisë COVID 19, si dhe për angazhimin e tyre në implementimin e masave financiare.

Ministri Reçica theksoi se duhet vazhduar projektet e filluara në të mirë të qytetarëve, për tejkalimin e situatës, vazhdimin e projekteve të filluara në mandatin e kaluar,  si edhe angazhime të tjera për ngritjen e mirëqenies sociale në përgjithësi./ Gazeta Sinjali/