Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, vjen nesër në Kosovë.
Kështu njofton Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përmes një kumtese, ndërsa bën të ditur se është kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz, ajo e cila do ta pres atë pranë Aeroportit Ndërkombëtar ”Adem Jashari” në Prishtinë.
Mësohet se të dy ministrat, Gërvalla-Schwarz dhe Dendias, do të kenë adresim për media me të përfunduar agjendën e tyre të takimeve.