image Ministri i Jashtëm austriak infektohet me COVID-19

Evropë

Ministri i Jashtëm austriak infektohet me COVID-19

news image

Kryediplomati i Austrisë, Alexander Schallenberg ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus, transmeton Gazeta Sinjali.

Një zëdhënëse e ministrisë që ai e udhëheq tha se ministri mund ta ketë marrë virusin gjatë një takimi me homologët e vendeve të Bashkimit Evropian që u mbajt të hënën, raporton The Guardian.

“Si masë parandaluese, të gjithë anëtarët e qeverisë do të testohen të shtunën. Dyshohet se Schallenberg mund të jetë infektuar në Këshillin e Punëve të Jashtme në Luksemburg të hënën”, tha ajo.

Sipas kësaj zyrtareje, kryediplomati austriak për momentin nuk ka simptoma dhe e ka bërë testin rutinor. /Gazeta Sinjali/