image Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, sot del para gjykatës

Drejtësi

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, sot del para gjykatës

news image

Sot në orën 10:00, në Gjykatën Themelore në Prishtinë do të mbahet shqyrtimi fillestar në rastin ndaj ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliut dhe të tjerëve të cilët po akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, raporton Gazeta Sinjali.

Para disa ditësh Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda kishte njoftuar se Liburn Aliu, tash ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, kishte qenë në dijeni për ngritjen e aktakuzës për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në komunikatë thuhej se “Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, njofton opinionin se më 23 prill 2018, ka pranuar kallëzim penal ndaj personave L.A., A.O., Z.R., N.K., B.U., M.B., në atë kohë zyrtarë të Komunës së Prishtinës, në drejtim të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Aliu para disa ditësh e kishte mohuar se ndaj tij ekziston një aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë kohës sa ka qenë drejtor i Urbanizmit në Komunën e Prishtinës./Gazeta Sinjali/