image Ministri i Ekonomisë deklarohet pas bllokimit të Telekomit, thotë se do të gjendet zgjidhja më e mirë e mundshme

Kosovë

Ministri i Ekonomisë deklarohet pas bllokimit të Telekomit, thotë se do të gjendet zgjidhja më e mirë e mundshme

news image

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka reaguar sot pasi që Telekomit të Kosovës i janë bllokuar llogaritë bankare nga përmbaruesi privat për rastin me “Z-Mobile”.

Kuçi është shprehur se i gjithë kabineti i tij po punon intensivisht në këtë drejtim dhe se do të gjendet zgjidhja më e mirë e mundshme.

Kjo është deklarata e plotë e ministrit Blerim Kuçi:

Gjatë ditës së sotme keni mundur të lexoni në medie rreth bllokimit të llogarive bankare të Telekomit të Kosovës.

Ky bllokim natyrisht që na ka shqetësuar dhe i gjithë kabineti im po merret intensivisht me institucionet relevante për të gjetur zgjidhje.

Filli i kësaj situate që po ndodhë sot është në vitin 2016, kur operatori ekonomik “Dardafon.net” ka fituar në Tribunalit Ndërkombëtarë të Arbitrazhit, aty ku i është njohur e drejta për përmbarim të borxhit.

Tashmë kemi një vendim të Gjykatës Themelore të Prishtinës që urdhëron përmbarim, mirëpo jam i bindur që do të arrijmë më të mirën e mundshme. Ne kemi azhornuar takimet dhe besojmë në zgjidhje.

Ftoj punëtorët e Telekomit dhe akterët tjerë të jenë racionalë në deklarata dhe veprime./Gazeta Sinjali/