image Ministri i Bujqësisë thotë se nuk ka krizë: Kemi grurë dhe miell të mjaftueshëm

Kosovë

Konferencë/ Ministri i Bujqësisë thotë se nuk ka krizë: Kemi grurë dhe miell të mjaftueshëm

news image

Ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa ka thënë se Kosova ka miell të mjaftueshëm në këtë situatë emergjente.

Mustafa në një konferencë për media tha se nuk ka krizë për miell as në Kosovë e as në vendet fqinje.

“Sipas të gjithave informative nga Shoqata e Mullisëve, për momentin kemi grurë dhe miell të mjaftueshëm, në regjion nuk ka ndonjë krizë, jemi duke e monitoruar situatën”, ka thënë Mustafa.

Tutje ai tha se gruri që është mbjellur i plotëson nevojat 65 deri në 70 përqind.

“Në vitin 2018 janë mbjellur 56 mijë hektarë më grurë, ndërsa në vjeshtën e vitit të kaluar rreth 62 mijë hektarë, pra kemi rritje rreth 10 përqind, 6 mijë hektarë më shumë. Këto përmbushin 65 deri 70 përqind të nevojave për grurë dhe miell në vend, pjesa tjetër importohet”, ka thënë Mustafa./Gazeta Sinjali/