image Ministri i Bujqësisë merr masa për koronavirusin: Do të rrisim subvencionet - Sinjali

Konferenca/ Ministri i Bujqësisë merr masa për koronavirusin: Do të rrisim subvencionet

news image

Ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa, në një konferencë tha se do të shfrytëzojnë kohën e të mbjellurave pranverore dhe se do të rrisin subvencionet për bujqit për 50 për qind.

Mustafa tha se do të mbështesin bujqit të cilët zotërojnë serra me perime, domate e speca si dhe për mjedra.

Ai gjithashtu tha se subvencionet do të rriten për 20 për qind për lopët qumështore dhe kafshët për therrtoret të cilat janë të licencuar.

“Do të rrisim subvencione 50 për qind për serra, do të rrisim subvencione 50 për qind për mjedra, gjithashtu 20 për qind për lopët qumështore, 50 për qind për therrtoret të cilat janë të licencuara”, ka thënë Mustafa.

Mustafa ka theksuar se deri tani kanë mjaftueshëm miell dhe grurë por gjithashtu kanë siguruar korridore për transport përmes Bullgarisës dhe Maqedonisë së Veriut.

Ai gjithashtu tha se do të sigurohen që të ketë më shumë prodhim vendor dhe të mos ketë mungesa për ushqim në familjet kosovare./ Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: