Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, ka raportuar sot në Komisionin Parlamentar për Arsim, Shkencë dhe Teknologji.
Njëra ndër çështjet për të cilët deputetët shtruan pyetje ishte edhe emërimi i zëvendësministrit, Driton Bradheci, i cili ende nuk i ka përfunduar studimet Bachelor dhe ka notën mesatare 6.81.
Likaj tha se Bardhecin e ka pasur student dhe e di se është duke vijuar studimet në dy universitete, në publik dhe në privat.
“Sa i përket zëvendësministrit, unë e kam pasur student. Ai studion në dy kolegje, një në privat dhe një publik. Një e ka notën mesatare 9. Nuk është rast i shkëlqyer, por është i njohur me problemet e rinisë. Në të dy është në përgatitje të diplomës.
I pyetur nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka, se çfarë përgjegjësie do të ketë zëvendësministri i ri, Likaj tha se Bardheci do të fokusohet në problemet e rinisë.
“Unë kam menduar se në momentin strukturat e kanë deleguar për zëvendësministër, unë e kam menduar që ta fokusojë në problemet e rinisë”, tha ai./Gazeta Sinjali/