image Ky është ministri kosovar që bëri operacion plastik

Kosovë

Korrigjim/ Ky është ministri kosovar që bëri operacion plastik

news image

Dukuria e operacioneve plastike e pranishme sidomos tek përfaqësuesit e estradës dhe të showbizit, nuk ka lënë pa prekur edhe protagonistët politikë në vend.

Njëri prej tyre që ka rënë pre e këtij trendi është ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi.

Drenicasi duket se nuk ka qënë i përmbushur me pamjen e tij natyrale dhe së fundi është shfaqur me një pamje tjetër.

Ministri me prejardhje nga Drenasi i është nënshtruar operacionit kirurgjik në fytyrë për tu dukur më bukur. Ai ka bërë një korrigjim të hundës së tij.

Ish anëtari i Nismës, tashmë kandidat për deputet nga koalicioni AAK-PSD, kësaj here do të paraqitet para simpatizantëve me look-un e ri në përpjekje për ta marr besimin e tyre për karrigen e deputetit.

Në vijim është fotografia e ministrit Shyqiri Bytyqi para dhe pas operacionit. /Sinjali/