image Mbi 9 mijë nxënës nuk morën pjesë në mësimin online, shkak mungesa e kushteve

Arsim

Mbi 9 mijë nxënës nuk morën pjesë në mësimin online, shkak mungesa e kushteve

news image

Mësimi në distancë gjatë pandemisë së koronavirusit nuk është ndjekur nga 9,070 nxënës, prej klasës së parë deri tek ajo e dymbëdhjetë, raporton Gazeta Sinjali.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, në seancën e sotme plenare, tha se kjo ka ndodhur kryesisht për shkak të mungesës së mjeteve teknologjike dhe informative.

“Arsyet pse nuk kanë marrë pjesë nxënësit në mësimin në distancë është pikërisht mungesa e mjeteve të teknologjisë informative. Apo numri i kufizuar i pajisjeve të teknologjisë informative për shkak se familjet kanë pasur më shumë se një fëmijë në shkollë”, tha Likaj.

Por, për dallim prej institucioneve publike që 2,8% e nxënësve nuk kanë ndjekur mësimin online, në ato private u tha se pjesëmarrja e nxënësve ka qenë 100 %. /Gazeta Sinjali/