image Ministri i AAK-së: Hoti s'e ka pritur se do të votojmë kundër heqjes së reciprocitetit

Politikë

Ministri i AAK-së: Hoti s’e ka pritur se do të votojmë kundër heqjes së reciprocitetit

news image

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, ka thënë se ka qenë më mirë që të mbahet reciprociteti, i cili u shfuqizua me vendim të qeverisë, ndërsa përfaqësuesit e AAK-së në kabinetin qeveritar votuan kundër.

Kuçi ka thënë se kryeministri Avdullah Hoti e ka ditur që nuk do të votojnë pro heqjes së reciprocitetit, por as s’ka menduar se do të votojnë kundër, shkruan Gazeta Sinjali.

“Taksa edhe reciprociteti janë larg mes vete dhe asaj që ne kemi vepruar. Ndikimi i taksës ka qenë shumë më i madh. Por, për mua më mirë me reciprocitet sesa pa të. Ne kemi votuar kundër dhe kjo është Qeveria Hoti. Po duam t’i ruajmë raportet fillestare edhe me partnerin tonë. Hoti e ka ditur që vota do të jetë jo, s’ka qenë i sigurt sepse ka menduar që të paktën do të abstenojmë”, ka thënë Kuçi.

Më tej, ai ka folur për efektet e taksës 100% ndaj produkteve serbe, që sipas tij kanë qenë pozitive.

“Taksa ka arritur i ka dhënë rëndësi të veçantë edhe Amerikës në procesin e dialogut. Është zhvendos nga tipi i Mogherini në tipin Trump, kjo ka qenë kërkesa e Haradinajt. Këtë efekt diplomatik e ka arritur taksa. Po ashtu, efekti ekonomik ka qenë shumë i madh, rreth 600 milionë euro ka pasë qarkullim më pak Serbia për shkak të taksës”, ka thënë ai në Klan Kosova.

Kuçi u zotua për sukses të Qeverisë Hoti, sidomos në dikasterin që ai e drejton. /Gazeta Sinjali/