image Ministri grek u takua edhe me Vjosa Osmanin

Politikë

Ministri grek u takua edhe me Vjosa Osmanin

news image

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias po qëndron në vizitë në Kosovë. Gjatë qëndrimit të tij këtu, ai është takuar edhe me kryeparlamentaren Vjosa Osmani.

Osmani ka falënderuar Dendias për mbështetjen, duke uruar që kjo mbështetje të konkretizohet me njohje.

Të dy bashkëbiseduesit folën edhe për situatën me menaxhimin e pandemisë, efektet e saj si dhe vështirësitë ekonomike.

Më tej, kryetarja e Kuvendit ka shfaqur interesimin për zhvillimin e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe në këtë kontekst e ka njoftuar ministrin grek për konstituimin e Grupit të miqësisë me Greqinë./Gazeta Sinjal/