image Ministri Filipçe: Nuk jap dorëheqje derisa të përfundojnë hetimet për tragjedinë në Tetovë

Rajon

Ministri Filipçe: Nuk jap dorëheqje derisa të përfundojnë hetimet për tragjedinë në Tetovë

news image

Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë Veriore, Venko Filipçe, pas shumë thirrjeve për dorëheqje ka thënë se nuk do të jep dorëheqje derisa të mbarojë hetimi për tragjedinë e djeshme në spitalin COVID-19 në Tetovë.

Gjatë një konferencë për medie, Filipçe bëri të ditur se 14 viktimat që humbën jetën pas zjarrit në spitalin modular në Tetovë janë prej moshës 29 deri në 79-vjeç.

 Sipas ministrit Filipçe, spitalet tjera janë të sigurta dhe me certifikatat përkatëse, por në bazë të hetimeve do të shihet saktë si ka ardhur te zjarri.

Shumë media kishte thirrje për dorëheqjen time, më lejoni të them se nga përgjegjësia as kam ikur e as do të ikë, por do të insistoj dhe pres që të përfundoj hetimi. Për shkak se edhe në këtë periudhë ka nevojë për menaxhimin e një pjese të krizës, posaçërisht për pacientët e Tetovës dhe gjithçka që lidhet me obduksionin. Pas mbarimit të hetimit do ta sjellë këtë vendim nëse do të jap dorëheqje. Është e vështirë të përshkruhet me fjalë dhimbja që e ndjej, bashkëndjej me familjarët e viktimave, por megjithatë do të pres përfundimin e hetimeve”, tha Filipçe.

Ai njoftoi se në momentin e zjarrit në spitalin COVID-19 në Tetovë kanë qenë të hospitalizuar 26 pacientë, ku 12 prej tyre që janë evakuuar, janë në gjendje stabile shëndetësore.

 “Në qendrën për COVID 19 në Tetovë gjatë kësaj ngjarje të rëndë janë hospitalizuar 26 pacientë. Personeli mjekësor ka qenë i përbërë prej 2 mjekëve, 4 infermierë, 12 pacientë të cilët janë evakuuar në mënyrë të sigurt momentalisht janë të hospitalizuar në spitalin në Tetovë dhe janë në gjendje stabile shëndetësore. Nuk kanë asnjë pasojë nga zjarri, nuk ka të lënduar nga punonjësit shëndetësorë, as të vdekur. Janë dorëzuar 14 trupa, disa prej tyre është bërë përfundimi i obduksionit, për të tjerët vijon ende. Të vdekurit janë prej moshës 29 deri 79-vjeç”, shtoi ai.

Sipas tij, gjitha spitalet tjera modulare për COVID 19 në Maqedoninë e Veriut janë të sigurta dhe me certifikatat përkatëse.

Spitalet janë të sigurta, sepse konstruksioni si i tillë është i përfshirë në spital dhe certifikatat janë për cilësinë dhe rezistencën e zjarrit nga të gjithë prodhuesit”, tha Filipçe. /GazetaSinjali/