image Vuçiq: Nëse kryetarët shqiptarë japin dorëheqje, do të bëj çmos që serbët të dalin në zgjedhje

Politikë

Vuçiq: Nëse kryetarët shqiptarë japin dorëheqje, do të bëj çmos që serbët të dalin në zgjedhje

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit që pati me kryeministrin Albin Kurti dhe ndërmjetësit europianë, ka folur para gazetarëve në Bruksel, ku sipas tij, pas gati pesë orë takime të veçanta dhe trepalëshe, bisedimet përfunduan pa sukses.

Vuçiq foli për zgjedhjet në veri të vendit, duke thënë se nëse kryetarët aktualë dorëhiqen, ai do t’i bindë serbët të dalin në zgjedhje.

“Nëse kryetarët shqiptarë japin dorëheqjen, do të bëj çmos që serbët të marrin pjesë në zgjedhje”, tha ai kur u pyet nëse është folur për zgjedhje në veri.

“Është e kotë të flasim për këtë tani”, tha ai.

Ai shtoi se në takim është biseduar edhe për situatën në veri të Kosovës dhe se ka theksuar “se sa ngacmimet dhe arrestimi dhe ndalimi i përditshëm i serbëve shqetëson dhe pengon çdo proces të vendosjes së marrëdhënieve racionale”.

“Ne ngritëm çështjen e shpronësimit të paligjshëm, të dëbimit të serbëve nga institucionet nga vendet e tyre të punës, Kurti do të duhet të përgjigjet në pyetjen e shpronësimit dhe unë nuk besoj në emigracion”, shtoi Vuçiq.

Ai foli edhe për atë që ndodhi brenda takimit, duke akuzuar si zakonisht kryeministrin Kurti se po refuzon të themelojë Asociacionin.

“Të gjithë kemi kërkesat tona. Kosova i ka kërkesat e veta, ne i kemi tonat. Tek e fundit ne si Serbi i ka pranuar kompromiset e BE-së. Kurti nuk i ka pranuar. Është e qartë që Kurti po i ik reformave, do të thotë formimit  të Asociacionit. Serbia nuk po i ik përgjegjësive të saj”, tha ai.

Ai theksoi se sa i përket rrjedhës aktuale të negociatave, nuk ka pasur shumë gjëra të këndshme, por më së shumti gjëra të pakëndshme, pasi secili po lufton për të vetën.

“Ne thamë, jo vetëm ne, por edhe BE-ja, cili është orari dhe si duhet të vazhdojnë gjërat dhe i tillë është propozimi i tyre, përkundër asaj që nuk është aspak e lehtë për ne, ata pranuan, kurse Kurti refuzoi dhe kështu përfundoi gjithçka”, tha Vuçiq.

/GazetaSinjali/