image Rohde - Mehajt pas dorëheqjes: Do të më mungojnë shëtitjet tona dhe futbolli

Politikë

Rohde – Mehajt pas dorëheqjes: Do të më mungojnë shëtitjet tona dhe futbolli

news image

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, ka reaguar pas dorëheqjes së Armend Mehajt nga posti i ministrit të Mbrojtjes.

Ambasadori e ka falënderuar Mehajn për shërbimin e kryer dhe ka përmendur aktivitetet që kishin bashkë.

”Faleminderit Armend Mehaj për shërbimin tuaj të përkushtuar ndaj  dhe mbi 2 vite punë të shkëlqyera të përbashkëta gjatë të cilave u intensifikua bashkëpunimi për sigurinë dhe mbrojtjen. Më pëlqeu gjithashtu aktivitetet tona: shëtitje dhe futboll! Me siguri do të mungojë. Gjithë të mirat për përpjekjet tuaja në të ardhmen”, ka shkruar ai.

/GazetaSinjali/