image Ministri Cakaj tregon nëse ka shqiptarë të prekur nga koronavirusi në Itali

Rajon

Shëndetësi/ Ministri Cakaj tregon nëse ka shqiptarë të prekur nga koronavirusi në Itali

news image

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, përmes të një postimi në Facebook ka njoftuar se deri më tani nuk është regjistruar asnjë rast ku ka shqiptarë të prekur nga përhapja e Coronavirusit në Itali.

Sipas tij, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Romë dhe Konsullatat e Përgjithëshme në Milano dhe në Bari po e ndjekin të gjithë çështjen.

Cakaj u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë në Itali dhe atyre që udhëtojnë për dhe nëpër Itali t’iu përmbahen masave të përcaktuara prej autoriteteteve italiane në situatën e emergjencës.

Postimi i tij i plotë:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme së bashku me Ambasaden e Republikës së Shqipërisë në Itali dhe Konsullatat e Përgjithëshme në Milano dhe në Bari janë duke ndjekur nga afër situatën e emergjencës së krijuar nga përhapja e koronavirusit Covid19 në disa rajone të Italisë.

Deri më tani nuk ka informacione për qytetarë shqiptarë të prekur. Informacioni mbi identitetin e të prekurve mbetet i rezervuar në bazë të normativës europiane për mbrojtjen e të dhënave personale.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ambasada e Shqipërisë në Itali është në kontakt të vazhdueshëm me Ministrinë e Shëndetësisë së Shqipërisë, Ministrinë e Shëndetësisë të Italisë dhe me Departamentin e Emergjencave Civile të Këshillit të Ministrave të Italisë për masat e përbashkëta për parandalimin e përhapjes së virusit në territorin shqiptar.

Ne iu bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë në Itali dhe atyre që udhëtojnë për dhe nëpër Itali t’iu përmbahen masave të përcaktuara prej autoriteteteve italiane në situatën e emergjencës.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ambasada e Shqipërisë në Itali do të vijojnë informimin e publikut varësisht prej situatës. /Gazeta Sinjali/