image Ministri britanik: Kurrë s’do t’i njohim talebanët

Evropë

Ministri britanik: Kurrë s’do t’i njohim talebanët

news image

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, Dominic Raab, ka thënë se Britania e Madhe duhet të përshtatet me realitetin e ri në Afganistan dhe se duhet t’i ndihmojë qytetarët britanikë që kanë mbetur atje.

“Prioriteti ynë i menjëhershëm është të sigurojmë kalimin e sigurt të atyre shtetasve britanikë të mbetur, por edhe afganëve që punuan për Mbretërinë e Bashkuar dhe të tjerëve që mund të jenë në rrezik më të madh”, thotë ai.

Ai në një konferencë për media pas vizitës që ka realizuar në Katar me drejtuesit e atjeshëm, ka thënë se kurrë nuk do t’i njohin talebanët.

“Qeveria britanike nuk do t’i njohë talebanët në asnjë kohë, as edhe në të ardhmen. Por e shohim nevojën për angazhim të drejtpërdrejtë. Unë mendoj se ka një hapësirë të rëndësishme për angazhim dhe dialog për të testuar garancitë që janë bërë tashmë nga talebanët.”

Raab ka treguar për gjërat që i ka diskutuar me liderët e Katarit.

“E para është të sigurohemi që Afganistani të mos jetë strehë e terroristëve përsëri. E dyta, parandalimi i një krize humanitare. E treta për të ruajtur stabilitetin rajonal. E katërta për të testuar dhe mbajtur në llogari talebanët mbi angazhimet e tyre. Padyshim që ne do t’i kushtojmë më shumë kujdes fushës së drejtave të njeriut dhe trajtimin e grave dhe vajzave”, ka thënë Raab./Gazeta Sinjali/