Ministri i Financave, Besnik Bislimi në seancën plenare e cila po mbahet për rrëzimin e qeverisë, tha se edhe po të hiqen të gjitha votat e Agim Veliut, nuk humbin asgjë pasi 0 vota ka pasur ai.
“Veliu nuk ka dalë me kërku asnjë votë, edhe krejt votat e Veliut me u heq, nuk ka lidhje se 0 vota janë, kaq vota ka pasur ai”, u shpreh Bislimi
Bislimi gjithashtu theksoi se LDK-ja po gënjejnë lidhur me shkarkimin e ish-ministres së Drejtësisë, Nekibe Kelemendit, pasi që sipas tij ajo nuk është larguar vetë por është shkarkuar nga kryeministri i asaj kohe, Hashim Thaçi./ Gazeta Sinjali/