image Ministri Bislimi konfirmon se Kosovës iu zhdukën mbi 2 mijë e 500 tonë grurë nga rezervat shtetërore

Kosovë

Skandaloze/ Ministri Bislimi konfirmon se Kosovës iu zhdukën mbi 2 mijë e 500 tonë grurë nga rezervat shtetërore

news image

Gazeta Sinjali kohë më parë ka raportuar ekskluzivisht se Kosovës nga rezervat shtetërore  iu zhdukën saktësisht 2 mijë e 519 tonë grurë. Ministri i Financave në detyrë, Besnik Bislimi e ka konfirmuar se ka plaçkitje të rezervave shtetërore. Ai ka përmendur rastin kur gjatë transferimit të 4 mijë e 800 tonë grurë janë përgjysmuar gjatë bartjes.

“Ka pak konfuzion, ka fonde rezervë dhe ka rezerva shtetërorë. Rezervat shtetërorë janë të minimizuara dhe janë të plaçkitura, kemi pas 4 mijë e 800 tonë edhe dhe një vendim që del me transferuar grurin, por kur kalon prej këtu-këtu përgjysmohet është vepër penale, ka plaçkitje të rezervave shtetërorë”, ka thënë Besnik Bislimi.

Gazeta Sinjali ditë më parë ka raportuar ekskluzivisht se Shteti kishte vendosur që sasinë e grurit rezervë e cila ishte e deponuar në një kompani ta bartte tek një kompani tjetër që ishte angazhuar nga ministria për ta mbajtur sasinë e grurit në kuadër të rezervave.

Gjatë bartjes së sasisë prej 4 mijë e 669 tonë grurë nga kompania paraprake në kompaninë e kontraktuar nga MTI-ja, u zhdukën saktësisht 2 mijë e 519 tonë grurë.

Bazuar në çmimin e grurit, i bie që Kosovës i mungojnë rreth 630 mijë euro sasi gruri. /Gazeta Sinjali/