image Ministri austriak: Qeveria e Kosovës po ofron siguri dhe qartësi për situatën në veri

Siguri

Ministri austriak: Qeveria e Kosovës po ofron siguri dhe qartësi për situatën në veri

news image

Ministri i Brendshëm të Austrisë, Karl Nehammer, ka folur për gjendje në veri pas takimit me homologun kosovar Xhelal Sveçla.

Ai ka bërë thirrje për vigjilencë, duke shtuar se institucionet kosovare po veprojnë në mënyrë të kujdesshme e pozitive në këtë situatë.

“Operacioni politik bëhet në vigjilencë të shtruar dhe kam lutur që të vazhdohet në këtë mënyrë pasi detyra e policëve është e vështirë”.

“Pala kosovare po vepron me kujdes edhe pse nuk e kanë detyrën e lehtë, prandaj mendoj unë që ajo që po bëhet tani është rruga e saktë dhe jo e shpejtë”.

Nehammer thotë se dhuna nuk është mjet politik, derisa ka shtuar se nuk duhet provokuar nga këto situata.

“Dhuna nuk është mjet politik. Në fazën që ndodhemi tani unë mund të përsëris që procesi po ec mirë, mirëpo më e rëndësishmja në situata të tilla është që mos të provokohemi dhe këtë qetësi është duke e ofruar Qeveria e Kosovës”.

Nehammer tha se Kosova është partner konstruktiv i Austrisë, raporton EO.

“Për mua personalisht është nder që jam këtu, Kosova është për Austrinë një partner i qenësishëm nëse bëhet fjalë për të luftuar krimin dhe trafikimin. Ne kemi biseduar sot që këtë bashkëpunim ta zhvillojmë edhe në nivelin e Policisë edhe më tej”.

“Përpos kësaj kemi biseduar edhe për gjendjen e migrimit që është sfidë për Austrinë, e ftova Qeverinë e Kosovës së bashku me kryesuesin slloven të këshillit që ta organizojmë së bashku një konferencë të rikthimit”. /GazetaSinjali/