image Ministri Abdixhiku mer vendim për lejimin e autobusave ndër-urban

Kosovë

Sociale/ Ministri Abdixhiku mer vendim për lejimin e autobusave ndër-urban

news image

Kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor, Ruzhdi Kurtishaj ka njoftuar se Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit ka marrë vendim për të filluar puna në sektorin e transportit rrugor.

Kurtishaj tha se ky vendim është marrë pas aktiviteteve të shumta, debateve e prononcimeve mediatike dhe takimeve të një pasnjëshme në Odën Ekonomike të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

“Pas aktiviteteve të shumta, debateve e prononcimeve mediatike dhe takimeve të një pasnjëshme në Odën Ekonomike të Kosovës, sot para pak minutave pranuam edhe vendimin nga Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit për të filluar puna në sektorin e transportit rrugor. Falenderojë të gjithë juve që kontribuat që të rifillojë puna, falenderoj Ministrin për mirkuptim, falenderim për të gjitha mediat për mbështetje dhe korrektësi, sigurisht që puna jonë nuk do të ndalet këtu duke kërkuar lehtësime e mbështetje për sektorin privat”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook./GazetaSinjali/

Pas aktiviteteve të shumta, debateve e prononcimeve mediatike dhe takimeve të një pasnjëshme në Odën Ekonomike të…

Posted by Ruzhdi Kurtishaj on Monday, May 18, 2020