image Ministres Gërvalla i ndalohet hyrja në Serbi

Politikë

Ministres Gërvalla i ndalohet hyrja në Serbi

news image

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është ndaluar të hyjë sot në Serbi.

Ku si pasojë e kësaj i është anuluar vizita e planifikuar në Luginën e Preshevës për shkak se Serbia nuk i ka lëshuar leje për vizitë.

Lajmin për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar nga MPJ.

“Ne kemi kërkuar leje. Vizita ka dështuar për shkak të lojërave të pandershme të Beogradit. Vizitën do të përpiqemi megjithatë ta realizojmë në një datë tjetër”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Ndërkaq, gjatë ditës së sotme është ndaluar të hyjë në Kosovë drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovë” në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Lidhur me këtë Petkoviq ka deklaruar se “Për dallim nga Prishtina, që na ndalon hyrjen, Beogradi po sillet me përgjegjshmëri dhe ne respektojmë të gjitha marrëveshjet. Sot ne kemi aprovuar hyrjen e një anëtari të kabinetit të qeverisë Kurti në Preshevë dhe Bujanoc sepse ne respektojmë marrëveshjet dhe lirinë e lëvizjes dhe marrëveshjen për vizitat zyrtare të cilat shfaqin qartë që ne duam normalizim të marrëdhënieve, duam të ndërtojmë paqe dhe duam marrëdhënie më të mira që është çelësi për paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor”./GazetaSinjali/