image “Ministre e Kurtit, dëshmitare e Vukçit!”, vendosen posterë në kryeqytet kundër Donika Gërvallës

Politikë

“Ministre e Kurtit, dëshmitare e Vukçit!”, vendosen posterë në kryeqytet kundër Donika Gërvallës

news image

Me shkrimin “Ministre e Kurtit, dëshmitare e Vukçit!” janë vendosur disa posterë kundër ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, në një rrugë në Prishtinë.

Nuk dihet se kush i ka vendosur këta posterë.

Sot, opozita ka reaguar ndaj ministres Gërvalla, për deklarata të mëhershme, kur pati thënë se disa nga ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë bërë krime ndaj kundërshtarëve politikë, përcjell EO.

Për këtë çështje u debatua sot në seancën e Kuvendit të Kosovës me Gërvallën që u kritikua nga partitë opozitare, e që më pas situata u tensionua duke iu afruar përleshjeve. /Gazeta Sinjali/