image “Ministër Pinokio”, Musliu e vazhdon edhe jashtë Kuvendit përplasjen me Pecin

Politikë

“Ministër Pinokio”, Musliu e vazhdon edhe jashtë Kuvendit përplasjen me Pecin

news image

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu e ka vazhduar përplasjen me ministrin Peci edhe pas pauzës së Kuvendit. Deputetët kanë pasur përplasje mes vete për çështjen e anulimit të thirrjes për grante.

Musliu në një postim në profilin e saj në Facebook ka shkruar se edhe pas njëmbëdhjetë ditësh nuk ka marrë përgjigje në pyetjen që ia ka drejtuar ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Pecit, të cilin e ka quajtur manipulant e gënjeshtar.

“Ka 11 dite qe kam protokolu pyetjen por as sot nuk mora përgjigje nga Ministri manipulant e gënjeshtar. Ai as sot nuk e tregoj datën kur e ka marrë vendimin për anulimin e thirrjes për grande dhe as datën e shpalljes se vendimit për anulim”, ka shkruar Musliu.

Ajo mes tjerash ministrin e ka quajtur edhe Pinokio.

“Minister Pinokio nuk po ndalet me gënjeshtrat e tij”.

Musliu gjatë seancës në Kuvendin e Kosovës të mbajtur sot, ka kërkuar nga ministri Peci të tregojë në cilën datë e ka anuluar thirrjen për grante dhe ku e ka publikuar, pasi sipas saj, vendimi nuk është i publikuar në web faqen e ministrisë./GazetaSinjali/

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.