image Minatorët e Trepçës ndërprejnë grevën, duhet të presin deri në një javë që t'i marrin pagat

Kosovë

Minatorët e Trepçës ndërprejnë grevën, duhet të presin deri në një javë që t’i marrin pagat

news image

110 minatorë të Trepçës kanë hyrë sot në grevë pasi që nuk iu janë dhënë pagat, shkruan Gazeta Sinjali.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të Trepçës, Gani Osmani, ka njoftuar për Gazetën Sinjali se kjo grevë tashmë ka përfunduar.

Osmani bëri të ditur që edhe pse ka përfunduar greva, ende nuk janë ekzekutuar pagat dhe për këtë iu është thënë se duhet që të presin deri në një javë.

Sot në ora 16:00 kanë dalur nga miniera dhe deri në këtë moment ende nuk ka dalur asnjë mjet i ekzekutuar, asnjë pagë. Kanë premtuar që nëse sot nuk dalin, duhet pritur brenda 1 jave. Greva është ndalur dhe ndërrimi i dytë ka filluar të punojë”, tha Osmani për Gazetën Sinjali. /Gazeta Sinjali/