image Mimoza Mustafa uron formimin e qeverisë së re

Bota e Yjeve

Showbiz/ Mimoza Mustafa uron formimin e qeverisë së re

news image

Në Kuvendin e Kosovës është votuar Qeveria Kurti me 66 vota pro. Derisa, Albin Kurti është zgjedhur kryeministër i ri i Republikës së Kosovës.

Formimit të kësaj qeverie i janë gëzuar shumë personalitete, në mesin e tyre është edhe këngëtarja e njohur Mimoza Mustafa, e cila ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

“Erdhi Dita, urime Kryeministër Albin Kurti! Urime qeveria Kurti, urime Kosove”, ka shkruar Mustafa.

Kujtojmë se sot u votua qeveria e re me 66 vota për dhe 10 abstenime, pas disa orësh debat nga opozita, të cilët e lëshuan sallën e Kuvendit pak para votimit të qeverisë./Gazeta Sinjali/