image Begaj nga Meka uron besimtarët myslimanë, thekson vlerat e sakrificës, solidaritetit, mikpritjes dhe respektit

Shqipëri

Begaj nga Meka uron besimtarët myslimanë, thekson vlerat e sakrificës, solidaritetit, mikpritjes dhe respektit

news image

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, uroi sot besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

Ndërsa përcolli urimet për më shumë begati, shëndet, harmoni dhe mirësi në familjet shqiptare, Presidenti i Republikës kujtoi dhe vlerat e kësaj dite të shënuar për besimtarët myslimanë.

“Kurban Bajrami, – shprehet Presidenti i Republikës, – na kujton sakrificën, përkushtimin ndaj Zotit, solidaritetin me njëri-tjetrin dhe kujdesin për ata që kanë më shumë nevojë.

Kreu i Shtetit thekson se shoqëria bëhet më e fortë kur njerëzit ndajnë jo vetëm gëzimin, por edhe dhembjen dhe përgjegjësinë për tjetrin.

Gjithashtu, Presidenti i Republikës vlerëson në këtë mesazh se festa të tilla si Kurban Bajrami na rikujtojnë vlerat që i kemi mbajtur gjallë ndër shekuj: besimin, familjen, mikpritjen dhe respektin për njëri-tjetrin.

Presidenti Begaj uroi nga Meka ku nddhet me ftesë të Mbretit të Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz Al Saud. 

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/