Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e Kurban Bajramit, ku është pritur nga Myftiu Naim Tërnava.
Hamza uroi të gjithë besimtarët myslimanë, duke theksuar rëndësinë e festës si simbol të solidaritetit dhe bashkimit.
“Kurban Bajrami është një ditë e veçantë që njerëzit i bashkon — njerëzit shkojnë për të uruar njëri-tjetrin. Kështu ka qenë, kështu do të jetë dhe kështu duhet të jetë edhe në të ardhmen,” tha Hamza.
Ai uroi të gjitha familjet në Kosovë me shëndet, begati dhe mirëqenie.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!