image Mimoza Kusari: Një fakt i bukur, 30% e kabinetit qeveritar janë gra

Kosovë

Reagim/ Mimoza Kusari: Një fakt i bukur, 30% e kabinetit qeveritar janë gra

news image

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, është shprehur e kënaqur me emrat e kabinetit të qeverisë së re.

Përmes një postimi në Facebook, Kusari-Lila ka theksuar se është hera e parë në historinë e Kosovës që 30% e kabinetit Qeveritar janë femra.

“Përderisa po prezantohen emrat e kabinetit Qeverisë Kurti, një FAKT i bukur për të gjithë për t’u theksuar, hera e parë në historinë e Kosovës në kabinetin qeveritar janë pesë gra të zonja që së paku e bëjnë 30% të kabinetit Qeveritar. Bravo e madhe! “, ka shkruar Kusari-Lila.

Albin Kurti e ka bërë propozimin e kabinetit qeveritar me 15 ministri, 2 zëvendëskryeministra dhe 33 zëvendësministra.
/Gazeta Sinjali/