Mimoza Kusari-Lila është rizgjedhur kryetare e “Alternativës” edhe për një mandat.
Lajmi u bë i ditur nëpërmjet faqes zyrtare të partisë “Alternativa”, ku me anë të një njoftimi në Facebook treguan për rizgjedhjen e Kusari-Lila edhe për një mandat në krye të Alternativës.
“Kryetarja Mimoza Kusari Lila, theksoi se bashkëpunimi me Lëvizjen Vetëvendosje ka filluar që nga 2019 dhe po vazhdon me sukses në përmbushje të misionit dhe besimit të marrë nga votuesit në zgjedhjet e 14 Shkurtit 2021”, thuhet në njoftimin e Alternativës.
“Pas zgjedhjes së kryesisë së punës së Kuvendit, janë miratuar edhe raporti i punës si dhe propozimet për plotësim ndryshimin e statutit të partisë të prezantuara nga Sekretari i Alternativës, Agon Dobruna. Si kandidate për kryetare të Alternativës nga Kryesia e deritashme, është propozuar znj. Mimoza Kusari Lila e cila ishte kandidatja e vetme për kryetare të subjektit. Znj. Kusari Lila me vota unanime u rizgjedh si kryetare Alternativës“, thuhet tutje në njoftim.