Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari Lila ka thënë se raporti i ekspertizes së Institutit të Mjekësisë Ligjore në Zvicer ka hedhur pak dritë mbi të vërtetën për rastin e Astrit Deharit.
Përmes një postimi në Facebook, Kusari-Lila ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të hetojnë e të ndriqojnë të gjitha rrethanat të cilat quan në vdekjen e Astritit.
“Drejtësia Kosovare tash e ka testin jetik të ndriqojë të gjitha rrethanat të cilat quan në vdekjen e Astritit dhe gjithë zingjirin komandues e përgjegjës për këtë vdekje.
Institucionet e Kosovës duhet të dëshmojnë se kanë potencial të sjellin #DrejtësiPërAstritin dhe tërë familjen e tij, ndërsa qytetarët e Republikës duhet të marrin konfirmimin se Drejtësia në Kosovë ende ka shpresë”, ka shkruar Kusari-Lila./Gazeta Sinjali/