image Mimoza Kusari-Lila: Besoj i kemi 80 votat për presidentin

Politikë

Mimoza Kusari-Lila: Besoj i kemi 80 votat për presidentin

news image

Ushtruesja e detyrës së shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se beson që sot do të kryhet çështja e zgjedhjes së presidentit.

Në një prononcim për klankosova, ajo ka shtuar se gjatë ditës së sotme janë angazhuar për ta siguruar edhe votën e 80.

Unë po besoj se i kemi 80 votat e mjaftueshme – jemi angazhuar për t’i siguruar 80 vota, por kjo mbetet të konfirmohet sot në seancën e thirrur për ta votuar presidentin”, shtoi ajo.

Kusari-Lila nuk ka pranuar ta përmend emrin e deputetit në fjalë, por së fundmi është raportuar se ka një marrëveshje me deputetin Adem Hoxha nga Partia Unike e Goranëve (Jedinstvena Goranska Partija). /Gazeta Sinjali/