Ka përfunduar edhe një natë tjetër në Play Offin e NBA-s, ku është bërë e ditur skuadra e parë që kalon tutje, shkruan Sinjali Sport.
Milwaukee Bucks e demoluan Miami Heat në Play Offin e këtij viti me 4-0 në seri duke iu hakmarrë për eliminimin e vitit të kaluar.
Bucks gjysmëfinalen e Konferencës Lindore e gjetën pasi mundën Heat në shtëpinë e saj me rezultat 120-103.
Katër basketbollistë në radhët e Bucks realizuan mbi 20 pikë, me lojtarin kryesor Giannis Antetokounmpo që realizoi tripe double prej 20 pikëve, 12 kërcimeve dhe 15 asistimeve, ndërsa koshashënuesi më i mirë ishte Brook Lopez me 25 pikë.
Në anën tjetër te vendasit në ndeshjen e fundit për këtë edicion qendra Bam Adebayo ishte më i dalluari me 20 pikë dhe 14 kërcime.
Skuadër tjetër që është afër të siguroj kalimin në fazë tjetër është Philadelphia 76ers.
Philly fituan edhe ndeshjen e tretë të serisë ndaj Washington Wizards me rezultat të thellë 132-103.
Qendra e mysafirëve Joel Embiid tregoi edhe njëherë pse ishte një nga lojtarët më të mirë në ligë në këtë edicion, pasi realizoi 36 pikë në këtë fitore.
Wizards që janë pranë eliminimit kishin në formë të lartë dyshen e zakonshme Russell Westbrook dhe Bradley Beal që shënuan 26 respektivisht 25 pikë.
Në Konferencën Perëndimore u zhvilluan dy ndeshje.
Portland Trailblazers barazuan serinë ndaj Denver Nuggets në 2-2, pas mundën me rezultat 115-95.
Transferimi i fundit te Blazers, Norman Powell ishte më i dalluari duke qenë në formë të lartë në aspektin e pikëve, pasi shënoi 29 sosh.
Te mysafirët ndeshje të mirë kishte Nikola Jokiq me 16 pikë të realizuara.
Takimi më interesant i mbrëmjes ishte ai në mes Utah Jazz dhe Memphis Grizzlies, i fituar nga ai i pari me rezultat 121-111.
Dy fundorët Donovan Mitchell me 29 pikë dhe Mike Conley me 27 pikë ishte pikëshënuesit më të mirë të përballjes te Jazz.
Formën e lartë Ja Morant e vazhdoi edhe në këtë ballafaqim duke shënuar 28 pikë, por pa e gjetur fitoren. /Gazeta Sinjali Sporti/