image Milwaukee dhe Golden State befasohen nga Houstoni e Minnesota

Basketboll

Milwaukee dhe Golden State befasohen nga Houstoni e Minnesota

news image

Ka përfunduar edhe një natë interesante dhe me rezultate befasuese në basketbollin amerikan NBA, shkruan Gazeta Sinjali.

Houston Rockets befasoi një ndër skuadrat më të mira në ligë Milwaukee Bucks me rezultat 143:136.

Një ndeshje interesante deri në fundin e lojës, ku që të dy skuadrat ishin në element në aspektin e sulmit, ndërsa mbrojtja la për të dëshiruar.

Basketbollisti i ri Rockets, Kevin Porter Jr luajti ndeshjen më të mirë në karrierën e tij duke realizuar hiç më pak se 50-të pikë të bashkangjitura me 11 asistime.

Lojtari më i dalluar te Bucks ishte ylli i skuadrës Khris Middleton, i cili shënoi 33 pikë.

Rezultat befasues ndodhi edhe në ndeshjen Golden State Warriors ndaj Minnesota Timberwolves, ku këta të fundit fituan me rezultat 114:126.

Tre basketbollistë te Minnesota realizuan mbi 20-të pikë, për tu veçuar Ricky Rubio që luajti me 26 pikë.

Në anën tjetër forma e mirë e kandidatit për MVP, Stephen Curry që ishte kosha shënuesi më I mirë në këtë takim me 37 pikë, nuk ishte e mjaftueshme për fitoren e Ëarriors.

Rezultatet e të gjitha ndeshjeve të mbrëmjes së kaluar në NBA:

Dallas Mavericks – Detroit Pistons 115:105

Brooklyn Nets – Indiana Pacers 130:113

Milwaukee Bucks –Houston Rockets 136:143

Golden State Warriors – Minnesota Timberwolves 114:126

New Orelans Pelicans – Oklahoma City Thunder 109:95

Toronto Raptors – Denver Nuggets 111:121. /Gazeta Sinjali Sporti/