Skuadra e Milot Rashicës, Werder Bermen do të përballet sonte me ekipin e Bayern Leverkusen në kuadër të javës së 26-të të Bundesligës.
Bermenit i duhet fitorja që të mbajë shpresën gjallë për mbijetesë, transmeton Gazeta Sinjali.
Por, sonte nuk do ta kenë të lehtë kundër një Leverkuseni që po shkëlqen në Bundesligë.
E vetmja gjë që mund ta ngushëlloj skuadrën e Werder Bermen është forma e mirë e Rashicës kundër Leverkusen.
Në dy ndeshjet e fundit kundër Leverkusen, Rashica ka arritur të shënoj dy gola. Në të dy ndeshjet Bermen ka dal ‘faqebardhë’.
Mbetet të shihet se a e kanë ngritur formën dhe moralin gjatë pushimit dy mujor./Gazeta Sinjali/