image Militanti i VV-së bën thirrje për djegien e Kuvendit të Kosovës, nxitë protestuesit të marrin benzinë me vete

Siguri

Militanti i VV-së bën thirrje për djegien e Kuvendit të Kosovës, nxitë protestuesit të marrin benzinë me vete

news image

Militant i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Hoti, përmes rrjeteve sociale, ka bërë thirrje për t’i vënë flakën objektit të Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai ka shkruar se çdo qytetar duhet të futet në Kuvend dhe të fle aty, derisa ka shtuar se secili protestues duhet të marr me vete 10 litra benzinë dhe shkrepse.

“Populli i Kosovës duhet të futet në Parlament deri në zgjedhjet e reja. Merrni bukë me vete, nga një jorgan dhe flini brenda në Parlament”, ka shkruar ai…Çdo protestues të marrë me vete dorëza, maska dhe një çantë me 10 litra benzinë”.

Sipas tij, parlamenti është në duart e popullit, andaj thotë se protestuesit duhet të futen brenda çdo ditë.

Ky kërcënim ka ardhur pas aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese i cili e shpalli kushtetues dekretin e presidentit për emërimin e mandatarit për formimin e qeverisë së re dhe paralajmërimeve të qytetarëve për protesta.

Aktivisti në profilin e tij ka shpërndarë disa postime, ku shkruan se “Qentë nuk largohen nga mishi, pa ia treguar forcën. A e dini që ka shi dhe breshër. Nuk duhet kriminelin, hajdutin, mashtruesin ta ushqesh me shi, por duhet me breshër”.

Dardan Hoti, në bazë të fotografive shihet se është përkrahës i kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.

Kujtojmë që mbështetësit e Lëvizjes Vetëvendosje kanë filluar edhe organizimin e një proteste “gjithëpopullore” e cila pritet të mbahet më 5 qershor, anipse anëtari i kryesisë së kësaj partie, Liburn Aliu, tha dje se “njëherë për njëherë, nuk ka nevojë për protesta”./Gazeta Sinjali/