image Miliona fëmijë u bën refugjatë prej kur Rusia e sulmoi Ukrainën

Botë

Miliona fëmijë u bën refugjatë prej kur Rusia e sulmoi Ukrainën

news image

Të paktën 1,5 milionë fëmijë janë bërë refugjatë prej kur Rusia e ka filluar sulmin ndaj Ukrainës, ka thënë të dielën, zëdhënësi i UNICEF-it, Joe English.

“3,3 milionë të mitur të tjerë aktualisht janë të zhvendosur brenda vendit”, ka thënë English në një intervistë për CNN.

“Secili prej tyre është një fëmijë, jeta e të cilit është copëtuar, bota e të cilit është kthyer përmbys”.

Të paktën 150 fëmijë janë vrarë dhe 160 janë plagosur prej kur filloi lufta në fund të shkurtit, sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), shkruan CNN.

/GazetaSinjali/