Analistët e kriptomonedhave thonë se të paktën 9 milionë dollarë janë dhuruar deri më tani për t’i ndihmuar Ukrainës, përmes donacioneve anonimine të Bitcoin.
Studiuesit në Elliptic, një kompani e analizës së ‘blockchain’, thonë se qeveria ukrainase, OJQ-të dhe grupet vullnetare i kanë mbledhur paratë duke shpërndarë adresat e portofolit të tyre nëpër rrjete të ndryshme, shkruan BBC, përcjellë Sinjali.
Më shumë se 4.000 donacione janë bërë deri më tani, me një donator të panjohur i cili ka dhuruar Bitcoin me vlerë 3 milion dollarë një OJQ-je.
Llogaria zyrtare në Twitter e shtetit ukrainas u bëri thirrje përdoruesve të “qëndrojnë me popullin e Ukrainës” dhe tha se po pranonte donacione në formën e kriptomonedhave Bitcoin, Ethereum dhe USDT.
Ai postoi gjithashtu adresa për dy kuleta kriptomonedhash dhe brenda katër orëve kishte mbledhur më shumë se 3.3 milionë dollarë nga donacionet.
Ngritja e fondeve të kriptomonedhave është bërë një pjesë moderne e luftës me raste që janë parë edhe në zona të tjera konflikti të kohëve të fundit në mbarë botën.
/GazetaSinjali/
Botë