image “T’i publikoj fotot pornografike…”shantazhohet i riu nga Prishtina, detyrohet të pagujë mbi 1 mijë euro me Bitcoin

Siguri

“T’i publikoj fotot pornografike…”shantazhohet i riu nga Prishtina, detyrohet të pagujë mbi 1 mijë euro me Bitcoin

news image

Shantazhi është një formë që shpesh praktikohet për të fituar kundërligjshëm dobi pasurore. Kjo vepër sanksionohet edhe me Kod Penal dhe kushdo që e detyron një person të veprojë kundër vullnetit dhe në dëm të pasurisë mund të dënohet me burgim.

Për një rast të tillë ka nisur hetimet së fundmi Prokuroria Themelore në Prishtinë, pas denoncimit të një 23-vjeçari. 

Sinjali mëson se i riu është shantazhuar nga një person deri më tani i paidentifikuar, i cili ka shfrytëzuar tregtinë me kriptovaluta për të përfituar nga viktima mbi 1 mijë euro.

Bazuar në dëshminë e viktimës të dhënë në Polici, i dyshuari e kishte detyruar viktimën që t’ia dërgojë këtë shumë të parave në vlerë të Bitcoinit, duke e kushtëzuar se nëse nuk e bën një gjë të tillë do t’ia publikojë disa fotografi pornografike të tij.

Përballë kësaj situate, viktima ka vendosur që ta njoftojë Policinë, me ç’rast ka dhënë detaje për komunikimin me të dyshuarin.

Si rezultat i raportimit të rastit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit dhe grumbullimin e provave dhe fakteve me rëndësi për procesin hetimor.

/GazetaSinjali/