Këngëtarja njëherësh aktorja e njohur me famë botërore, Miley Cyrus, e ka zbuluar arsyen se përse nuk ka qenë e ftuar në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Grammy Awards”.
Cyrus këtë e ka bërë përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Instagram, ku numëron mbi 103 milionë ndjekës, transmeton Gazeta Sinjali.
Videoja i përket vitit 2013, kur Miley i kishte tronditur të gjithë, pasi kishte nxjerr nga çanta një cigare me hashash dhe kishte nisut ta tymoste në skenën e MTV EMAs.
“Pastaj vrasim mendjen përse nuk më ftojnë më në ceremonitë e ndarjes së çmimeve”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e videos.
Anipse Miley nuk ishte e pranishme në ceremoninë e çmimeve “Grammys”, babai i saj, Billy Ray Cyrus mori dy çmime për këngën “Old Town Road” me Lil Nas./Gazeta Sinjali/