Këngëtarja njëherësh aktorja e njohur amerikane, Miley Cyrus, është ndjerë e kërcënuar nga një fans i obsesionuar pas saj.
Gjatë performancës së Mileyt në “iHeartRadio” në Las Vegas, një fans ka gjetur mënyrën për t’u ngjitur në skenë, transmeton Gazeta Sinajli.
Sipas burimeve të TMZ, 42-vjeçari është parë në turmën e fansave nga sigurimi i Mileyt, të cilët e ndaluan dhe lajmëruan policinë.
Ai u arrestua dhe u dërgua në burgun e Clark County nën akuzën “akuzë kriminale për kërcënime” dhe vazhdon të jetë ende aty.
Ky njeri ishte në listën e njerëzve që duhen të ishin nën survejim për shkak të kërcënimeve të bëra në të shkuarën tepër shqetësuese.
“Qëllimi im në jetë është të lë Miley-n shtatzënë”, është shprehur ai.
Kujtojmë se këngëtarja momentalisht po kalon një periudhë të vështirë nga divorci me ish- bashkëshortin, Liam Hemsworth dhe ndarja nga Kaitlynn Carter./Gazeta Sinjali/