image Milani bëhet skuadra më e vlefshme në Serie A, pas triumfit të Scudettos

Futboll

Milani bëhet skuadra më e vlefshme në Serie A, pas triumfit të Scudettos

news image

Milani është bërë skuadra më e vlefshme në Serie A pas fitores së titullit, sipas Transfermarkt.

Djemtë e Stefano Piolit fituan Scudetton e parë në 11 vjet dhe sipas faqes së specializuar të transfertave, kuqezinjtë tani kanë ekipin më të vlefshëm në Itali.

Lojtarët e Milanit së bashku tani vlejnë 522.4 milionë euro, kundrejt 520.9 milionë eurove të Juventusit dhe 514.7 milionë euro të Interit.

Një vit më parë, skuadra kuqezi ishte 456 milionë euro, e cila u rrit në 480 milionë euro në prill, një muaj para fundit të sezonit.

Fikayo Tomori vlerësohej 28 milionë euro një vit më parë dhe tani vlen 50 milionë euro, aq sa Sandro Tonali, i cili u vlerësua 27 milionë euro verën e kaluar. Ngritja e Pierre Kalulu është gjithashtu e jashtëzakonshme, pasi ka shkuar nga një vlerë transferimi prej 7 milionë euro në 2021 në 28 milionë euro të sotme.

Sipas Transfermarkt, Rafael Leao tani vlen 70 milionë euro krahasuar me 25 milionë euro të vitit të kaluar. Ylli portugez ka një klauzolë lirimi prej 150 milionë euro të përfshirë në kontratën e tij dhe u emërua Lojtari i Sezonit të Serisë A për sezonin 2021-2022.

/GazetaSinjaliSport/