image Nervozohen tifozët e Milanit, i grumubllojnë lojtarët dhe i kërkojnë llogari për humbjen - VIDEO

Futboll

Nervozohen tifozët e Milanit, i grumubllojnë lojtarët dhe i kërkojnë llogari për humbjen – VIDEO

news image

Milani ka dëshpëruar jashtë mase tifozët e vet pas një disfate nga skuadra e ranguar në zonën e rënies nga liga, Spezia.

‘Rosonerët’ humbën me rezultat 2-0, teksa nuk shkoi asgjë sot për kampionët italianë

Sfidën e zhbllokoi mbrojtësi Przemyslaw Wisniewski duke shënuar në minutën e 71-të, përpara se mesfushori Salvatore Esposito të bombardonte portën me një eurogol nga gjuajtja e lirë në minutën e 85-të, për të mposhtur portierin Maignan, duke dyfishuar epërsinë.

E kjo humbje duket se nuk ka kaluar lehtë nga tifozët kuqezi që kishin udhëtuar në Spezia.

Tifozëria e kuqzinjëve ka grumbuluar lojtarët pas ndeshjes, për t’iu kërkuar llogari për këtë humbje.

Me këtë humbje, Milani bën një hap fals për gjasat për të garuar në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, duke mbetur në pozitën e 5-të me 61 pikë, dy pikë më pak se rivali i qytetit, Interi, që rangohet e treta me 63 pikë dhe që ka një ndeshje më pak të zhvilluar, të cilën do ta zhvillojë pas pak ndaj Sassuolos.

/GazetaSinjaliSport/