image Miku i Enver Hoxhajt pranon fajësinë para gjykatës amerikane

Kosovë

SHBA/ Miku i Enver Hoxhajt pranon fajësinë para gjykatës amerikane

news image

Ymer Shahini, miku i zv/kryeministrit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pranuar para drejtësisë amerikane se ka qenë pjesë e mashtrimit multimilionësh për çka akuzohej tash e disa vite.

Përkundër se kishte qëndruar disa vite në arrati në Kosovë,  Sinjali kishte raportuar javë më parë për arrestimin e tij nga Policia e Kosovës, ku më pas u ekstradua në SHBA.

Prokurori i këtij rasti, Geoffrey Berman, në Nju Jork, kishte ka njoftuar se të martën Shahini ka pranuar fajësinë para gjykatësit Peter Kelvin Caste, lidhur me rolin që ai kishte pasur në skemën e mashtrimeve.

Sipas aktakuzës, Ymeri dyshohet se nga viti 2009 deri në vitin 2011 së bashku me Jason Galanis, John Galanis, Derek Galanis, Gary Hirst dhe Gavin Hamels ishin përfshirë në një skemë mashtrimi të aksionarëve të një kompanie të quajtur “Gerova Financial Group”.

Plani parashihte që gjysma e këtyre aksioneve t’i kalonin në pronësi Shahinit. E për tu realizuar kjo skemë, Vëllezërit Galanis, po ashtu të akuzuar nga FBI-ja për mashtrim dhe përfitim të jashtëligjshëm, ishin përkujdesur t’ia hapnin një llogari Shahinit, “Shahini Accounts”, ku do të kaloheshin aksionet e shitura fshehurazi në mënyrë që në “Gerova” të mos vihej re se kush ishte pronari i vërtetë i tyre.

Rrjedhimisht, njeri prej vëllezërve Galanis, Jason, do të vazhdonte ta mbante nën kontroll kompaninë “Gerova” duke përfituar gjithashtu miliona para dhe duke vazhduar ta kontrollonte tregun edhe nga shitja e stoqeve të Gerova-s. Deri në fund të kësaj kurdisjeje, ky grup përfitoi përmes mashtrimit 20 milionë dollarë.