image Mikel Arteta lavdëron Shkodran Mustafin

Futboll

Futboll/ Mikel Arteta lavdëron Shkodran Mustafin

news image

Shkodran Mustafi ka filluar të tregojë formë të mirë në ndeshjet e fundit me Arsenalin.

Për Mustafin ka folur trajneri spanjoll, Mikel Arteta, për guximin e tij dhe reagimet që Mustafi bën pas gabimeve në ndeshje.

Mustafi në ndeshjet e fundit ka qenë titullar në formacionin e Arsenalit, duke zhvilluar ndeshje të mira.

“I thashë se ai mund edhe të gaboj por se më pëlqen reagimi i tij pasi bën një gabim dhe guximi të cilin e ka treguar për të luajtur dhe për të marrë vendime. Ai është duke stërvitur shumë mirë dhe mendoj se keni mundur ta shihni sot se sa mirë luajti”, deklaroi Arteta.

Mbrojtësi 27-vjeçar është kritikuar vazhdimisht vitin e fundit, për shkak të gabimeve trashanike në mbrojtje që shpesh i kanë kushtuar me humbje Arsenalit./ Gazeta Sinjali/