image Mikel Arteta i tregon derën futbollistit shqiptar: Duhet ta zëvendësojmë shpejtë

Futboll

Sport/ Mikel Arteta i tregon derën futbollistit shqiptar: Duhet ta zëvendësojmë shpejtë

news image

Shkodran Mustafi mund të largohet nga Arsenali qysh nga ky muaj. Këtë e ka konfirmuar trajneri i londinezëve, Mikel Arteta.

Mustafi u fajësua për golin e dytë që Chelsea i shënoi Arsenalit. Megjithatë, për 27-vjeçarin është përfolur se është interesuar Galatasaray.

“A mund ta përballojmë? Në një situatë ideale do të thosha jo. Nëse transferimi ndodh, ne duhet të gjejmë diçka shpejt”, ka thënë Arteta.

Arsenali ka probleme me mbrojtjen, pasi që Calum Chambers, Sead Kolasinac, Kieran Tierney dhe Hector Bellerin janë të lënduar./Gazeta Sinjali/