image Mikel Arteta flet për mbrojtësin e Arsenalit

Futboll

Mikel Arteta flet për mbrojtësin e Arsenalit

news image

Mikel Arteta ka folur për futbollistin e tij tek Arsenali, Cédric Soares dhe nuk i kurseu fjalët e mira për mbrojtësin portugez.

Arteta tha se ka parë një ndryshim të madh te Cedric në aspektin pozitiv edhe pse portugezi nuk e ka pasur të lehtë të përshtatet me sistemin e lojës së Arsenalit, shkruan Sinjali Sportiv.

“Cedric kishte një dëmtim vërtet të keq në gju, pas kësaj ai theu hundën dhe pati disa vështirësi, por përsëri ai është një djalosh që po përpiqet vërtetë shumë çdo ditë në stërvitje” shtoi Arteta.

Cedric u transferua tek Arsenali në afatin kalimtar të janarit.

/Sinjali Sportiv/