image Mijëra shqiptarë protestojnë para Kryeministrisë kundër shtrenjtimit të çmimeve

Shqipëri

Mijëra shqiptarë protestojnë para Kryeministrisë kundër shtrenjtimit të çmimeve

news image

Mijëra qytetarë janë mbledhur në Tiranë kundër rritjes së çmimit të karburanteve dhe ushqimeve gjatë muajve të fundit. Protestuesit kanë vijuar nga sheshi “Skënderbej” në drejtim të godinës së Kryeministrisë.

Qytetarët kërkojnë nga qeveria marrjen e masave të menjëhershme për stabilizimin e çmimeve dhe shmangien e abuzimeve në treg. Krahas kësaj, qytetarët kërkojnë edhe lirimin e dhjetra protestuesve të ndaluar gjatë tre ditëve të mëparshme.

/GazetaSinjali/