image Mihrije Braha i shanë publikisht politikanët: Mos na fëlliqni bre...

Bota e Yjeve

Showbiz/ Mihrije Braha i shanë publikisht politikanët: Mos na fëlliqni bre…

news image

Këngëtarja e njohur shqiptare, Mirhrje Braha së fundmi ka befasuar ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Kjo pasi që këngëtarja i ka sharë publikisht liderët politikë.

Në një video të publikuar në profilin e saj në rrjetin social Instagram, Mihrija përderisa tregon se është duke qëndruar në shtëpi, u ka thënë poltiikanëve të mos u japin më porosi qytetarëve, shkruan Gazeta Sinjali.

“N’shpi jem mos na jepni ma porosi, mos na dilni ju politikana se po na vjen me vjell, mos na flliqni bre jau c** bota nanen… turp…turp”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e videos së publikuar.

Kjo deklaratë e këngëtares vjen pas vendimit të mbrëshëm të Qeverisë së Kosovës për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve dhe qarkullimin e automjeteve, si masë tjetër parandaluese për përhapjen e koronavirusit. Këtë vendim të Qeverisë e ka kundërshtuar menjëherë presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i cili përmes një konference të jashtëzakonshme u bëri thirrje qytetarëve të mos e zbatojnë këtë vendim, i cili sipas tij është antikushtetues.

 Në Kosovë deri më tani janë të konfirmuara 61 raste me koronavirus dhe është shënuar një viktimë./Gazeta Sinjali/